Vendos emrin tënd:

Ja ku je {{ personName }}

...një mesazh që ke kërkuar prej kohësh!

Në këtë faqe do të gjesh përgjigje për pyetjet më të rëndësishme në jetë. Pyetje si: "Cili është qëllimi im këtu në tokë?" "Pse dukem sikur nuk e kam paqen që shoh te të tjerët?" ose, "A është kjo gjithçka që ekziston?" Kjo faqe do të të zbulojë përgjigjet e këtyre pyetje, por edhe më shumë. Ti mund të mos e kuptosh, por ti je i ndarë nga Perëndia, Krijuesi yt. Në fakt, ti je i ndarë nga vetë natyra jote. Mesazhi ynë për ty është një mesazh shprese sepse Perëndia të do dhe dëshira e Tij është që ti të pajtohesh me Të, prandaj Ai të ofron edhe rrugën e kthimit tek Ai. Zgjidhja që Perëndia të ofron do të të sigurojë që ndarja jote nga Ai të mos jetë e përjetshme.

{{ personName }}, do të dëshiroje ta njihje dhe përjetoje këtë zgjidhje?

A dëshiron:

  • - të zbulosh cili është qëllimi yt në jetë?
  • - të përjetosh gëzimin dhe lehtësimin që vjen me faljen nga gjithçka që ke bërë në të kaluarën tënde?
  • - të dish me siguri se jeta është më e gjatë se sa koha jote këtu në tokë dhe se mund ta dish me siguri që ke jetën e përjetshme në qiell?

Çelësi: Besimi është çelësi që i hap derën gjithë kësaj dhe shumë më tepër.

Është dashuria e Perëndisë për "botën", për njerëzit si unë dhe ti {{ personName }}, që shtyu Perëndinë të sigurojë zgjidhjen për ty në mënyrë që të mund të përjetosh dashurinë e Tij dhe paqen që vjen nga pajtimi yt me Të. Perëndia dëshiron që jeta jote të jetë e mbushur me paqe dhe gëzim me të tjerët dhe me Të edhe në kohë të vështira të jetës.

Sepse Perëndia e deshi aq shumë {{ personName }} sa dha Birin e Tij të vetëm, që {{ personName }} që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Citate nga Bibla: Gjoni 3:16

Zbulo planin e Perëndisë: Paqen dhe jetën

Është qëllimi i Perëndisë që ti të kesh një jetë të begatë këtu dhe tani. Atëherë, pse, shumica e njerëzve nuk e përjetojnë këtë jetë të begatë? Gjoni 10:10

stap1

Problemi: Ekziston një ndarje midis Perëndisë dhe {{ personName }}

Mëkati të ka ndarë nga Perëndia. Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i Tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar. Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë suaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e Tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më. Isaia 59:1-2 Kjo ka shkaktuar ndarjen që është midis teje dhe Perëndisë. {{ personName }}, ti ke lindur me mëkatin që ka kaluar tek ti përmes mëkatit të Adamit dhe gjithashtu ti ke mëkatuar me dëshirën tënde. Prandaj tani ekziston kjo ndarje midis teje dhe Perëndisë.

{{ personName }}

Perëndia

stap2

Perëndia i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së Tij që ne të mund të gëzonim shoqëri me Perëndinë tonë dhe t'i sillnim Atij lavdi, që të mund të ishim miq me Perëndinë. Perëndia krijoi një botë të bukur për ne që ta shijonim dhe mrekulloheshim nga të gjitha ato që Ai krijoi. Ai na dha mundësinë e një jete të mrekullueshme dhe përmbushëse.

{{ personName }}, Perëndia nuk bëri robotë, por qenie të gjalla sipas shëmbëlltyrës së Tij, që kanë një vullnet të lirë, të cilët mund të zgjedhin ta duan dhe t'i binden Atij dhe të shijojnë Atë dhe gjithçka që Ai ofron. Me këtë vullnet të lirë erdhi mundësia që ne të mos i bindeshim dhe të mos zgjidhnim ta donim Perëndinë. Në fund të fundit, për të pasur një miqësi të vërtetë dhe dashuri të vërtetë, duhet të ketë një zgjedhje. Baza e miqësisë dhe e dashurisë nuk mund të detyrohet si robotë, por ne e zgjedhim atë.

Gjithësesi, njeriu i parë i krijuar zgjodhi mënyrën e tij dhe mosbindja e tij u quajt mëkat. Mëkat do të thotë mos godasësh në shenjë, sepse Perëndia kishte synime shumë më të mira për ne. Pasojat e mëkatit nuk ishin vetëm për Adamin njeriun e parë dhe për Evën gruan e parë, por për të gjithë njerëzit, sepse sepse natyra e tyre mëkatare kaloi tek i gjithë njerëzimi.

Bibla thotë:

"Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan" Romakët 5:12

Duke humbur qëllimin, ai gjithashtu na ndau nga Zoti dhe marrëdhënia u prish. Rezultati i kësaj është që tani ka një ndarje që nuk mund të kapërcehet. Megjithëse mund ta provojmë përmes shumë mënyrave:

  • Vepra dhe ceremoni fetare
  • Standarde të larta morale
  • Meditim
  • Punë humanitare
  • Bamirësi
stap3

dhe shumë mënyra të tjera, thjesht nuk ka asnjë mënyrë për të kapërcyer këtë hendek sepse Perëndia është i shenjtë dhe ne, pavarësisht se çfarë bëjmë, nuk mund t'i heqim mëkatet tona dhe të godasim në shenjë.

Bibla thotë: "Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe janë pa lavdinë e Perëndisë". Romakëve 3:23

"Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme me Jezu Krishtin, Zotin tonë." Romakëve 6:23

Ka vetëm një zgjidhje për këtë problem!

Zgjidhja e Perëndisë: Jezu Krishti

{{ personName }}

Perëndia

stap4

Jezu Krishti

Perëndia e dinte se Ai Vetë duhet të jepte një zgjidhje për mëkatin që na ndau prej Tij. Kjo zgjidhje do të thoshte që Perëndia do të vinte si njeri, përmes Birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Jezusi do të bënte atë që askush tjetër nuk mund ta bënte. Ai jetoi një jetë të përsosur pa mëkat ashtu Perëndia kërkonte dhe me dëshirë e shkëmbeu jetën e Tij me tonën duke marrë mbi Veten e Tij dënimin që ne meritonim për shkak të mëkatit, në vendin tonë.

Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,

i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e Tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli Vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. Filipianëve 2: 5-7

Duke vdekur për mëkatet tona, Jezusi krijoi një urë midis Perëndisë dhe nesh.

Bibla thotë:

Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Romakëve 5:8

Në fakt, Jezusi e shpjegoi në këtë mënyrë: Jezusi i tha: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet Meje." Gjoni 14:6

Më së fund Vetë Perëndia e siguroi zgjidhjen. Perëndia u bë njeri dhe përmes Jezu Krishtit u ndërtua një urë mbi hendekun e krijuar midis Perëndisë dhe nesh. Kjo është arsyeja pse Ai erdhi në këtë tokë; Ai vdiq me një vdekje mizore në kryq dhe vuajti dënimin për mëkatet tona në vendin tonë. Duke bërë këtë, Jezusi ndërtoi një urë mbi hendekun midis Perëndisë dhe nesh.

Bibla thotë:

Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Romakëve 5: 8

Dhe pak para kësaj:

Jezusi i tha: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet Meje." Gjoni 14: 6

{{ personName }}

Perëndia

  • trishtim
  • ndarje
  • faj
  • pasiguri
  • mungesë qëllimi
  • trazira dhe shqetësime
  • gëzim
  • shoqëri dhe marrëdhënie
  • falje
  • jetë e perjetshme
  • jetë e begatshme
  • paqe
stap5

Jezu Krishti

{{ personName }}, siç mund ta kesh vënë re tani, të gjithë në këtë botë lindim të ndarë nga Perëndia për shkak të mëkatit. {{ personName }}, ti, unë dhe të gjithë të tjerët, jemi fajtorë dhe jemi nën një dënim që do të zgjasë në përjetësi. Perëndia nuk dëshiron këtë gjë për ty dhe as për të tjerët. Ai është i durueshëm me ty, sepse nuk dëshiron që ti ose dikush tjetër të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim dhe të kenë jetën e përjetshme. Nëse nuk bën asgjë, atëherë do të mbetesh i ndarë nga Perëndia. Ai po të zgjat dorën dhe dëshiron që ti të zgjedhësh jetën; Ai po të jep shansin të bëhesh me të vërtetë fëmijë i Tij dhe Ai të bëhet Ati yt. Ti nuk pajtohesh me Perëndinë dhe as nuk të falen mëkatet për shkak të ndonjë ceremonie fetare siç pagëzimi apo kungimi apo duke zbatuar ritet fetare apo edhe duke bërë vepra të mira. Të zgjedhësh Jezusin do të thotë të zgjedhësh Perëndinë, kjo arrihet me anë të besimit dhe për shkak të hirit të Perëndisë. Kjo është zgjedhja më e rëndësishme që do të bësh ndonjëherë në jetë. Ti bëhesh një fëmijë i Perëndisë duke besuar se kush është Ai dhe mesazhin e Tij.

Bibla thotë:

Të gjithë atyre që e pranuan (Jezusin), atyre që besojnë në NAMEn e Tij, Ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, Gjoni 1:12

Bibla na tregon se është besimi te mesazhi i Perëndisë dhe tek e vërteta se kush është Jezusi dhe çfarë Ai arriti me jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Tij.

Bibla thotë:

Po të rrëfesh me gojën tënde Jezusin si Zoti, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Romakëve 10: 9-10

Kur ti bë këtë, ti merr faljen e mëkateve. Ti shfajësohesh përmes besimit dhe bën paqe me Perëndinë përmes Zotit Jezu Krisht. Kjo është ajo që quhet ‘të kesh besim’. Kjo është ajo që do të thotë të ‘besosh te Jezusi.’ {{ personName }}, duhet ta bësh këtë personalisht, të pranosh mesazhin e Tij dhe të pranosh Jezusin. Jezusi bëhet atëherë Zoti i jetës tënde.

{{ personName }}, çfarë do të zgjedhësh?

stap6

Bibla thotë:

Të gjithë atyre që e pranuan (Jezusin), atyre që besojnë në NAMEn e Tij, Ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, Gjoni 1:12

{{ personName }}:

1. A pranon që je mëkatar dhe se je ndarë nga Perëndia?

2. A e kupton se duhet të besosh te Jezu Krishtin për të shkuar te Perëndia?

3. A do t'i kërkosh falje Jezusit për mëkatet e tua sepse Ai mori ndëshkimin tënd?

4. A beson se Ai është Zoti dhe u ringjall prej vdekjes?

{{ personName }}, nëse i je përgjigjur PO këtyre pyetjeve, atëherë lutju Perëndisë, sepse Ai e di se çfarë ka në zemrën tënde.

Tani, ti mund të falënderosh Perëndinë që me gjakun dhe sakrificën e Jezusit, i lau mëkatet e tua.

5. Është koha tani t'i thuash Perëndiqë se dëshiron ta ndjekësh Atë për gjithë jetën tënde, sepse Bibla thotë që ti tani je një ‘krijesë e re’. 2 Korintasve 5: 16-17

Kur i lutesh Perëndisë, ti mund të thuash fjalët e mëposhtme:

O Zot Perëndi, e di se jam një mëkatar dhe se kam nevojë për faljen Tënde. E kuptoj se Jezu Krishti vdiq për mua dhe se Ai u ringjall nga vdekja. Unë jam i gatshëm t'i kthej shpinën mënyrës sime të vjetër të jetës. Lutem që Jezu Krishti të vijë tani në zemrën time dhe në jetën time që unë mund të takohem me Ty si Ati im dhe të të njoh Ty më mirë. Me ndihmën Tënde unë jam i gatshëm të të ndjek si Zot në jetën time dhe të të bindem Ty. Amen